Ndërlidhjet

HELSINKI


"NATO duhet të mbajë rolin e saj për garantimin e sigurisë në Kosovë, pavarësisht nga statusi i ardhshëm" tha Marti Ahtisari, i cili pritet të udhëheq bisedimet për statusin. Ish presidenti i Finlandës tha se nuk favorizon asnjë model për zgjidhjen e problemeve.
Në një intervistë për transmetuesin publik të Finlandës, ai mohoi të spekulojë se çfarë mund të jetë zgjidhja eventuale për Kosovën, apo sa kohë do të duhet për ta arritur atë.
"Koha do të tregojë nëse ky do të jetë kompromis dhe çfarë kompromisi do të jetë", tha Ahtisari, duke shtuar se "është një situatë e vështirë, pasi ka disa grupe të armatosura, që nuk janë nën kontroll dhe është e rëndësishme që NATO të ruajë rolin që ka, pavarësisht nga zgjidhja".
Ahtisari tha gjithashtu se gjetja e zgjidhjes duhet të fillojë me dëgjimin e palëve të ndryshme, madje edhe nëse qëndrimet e tyre janë të njohura shumë mirë. "Pastaj duhet të diskutojmë me ta për mënyrën e adresimit të këtyre problemeve. Mbetet ende shumë punë për t'u bërë para se të fillojë çfarëdo diskutimi specifik" tha Ahtisari.
XS
SM
MD
LG