Ndërlidhjet

BAGDAD


Persona të armatosur kanë vrarë sot zyrtarin e lartë të qeverisë së Irakut, Abdul Mehdi, në momentin kur ai ishte nisur për në zyren e tij në Bagdad. Rrjeti al-Kaida në Irak ka marrë përgjejgëinë për këtë sulm, në një kumtesë në internet, që nuk mund të konfirmohet. I ndjeri Mehdi ishte i vëllai i zëvendës presidentit të Irakut, Adel Abdul Mehdi. Në këtë sulm u vra edhe shoferi i tij. Presidenti i Irakut Jalal Talabani shprehu ngushëllimet e tij. Nga dhuna në pjesë të tjera të Irakut, sot është raportuar për vrasjen e 5 irakianëve.
XS
SM
MD
LG