Ndërlidhjet

ATHINË


Kryeministrat e Greqisë dhe Serbisë kanë deklaruar se statusi i Kosovës nuk duhet t'i imponohet Beogradit, por të arrihet përmes negociatave.
"Zgjidhja duhet të jetë rezultat i dialogut dhe kjo kërkon kompromise dhe lëshime nga të dyja palët", tha kryeministri serb Koshtunica, pas bisedimeve me homologun e tij grek Kostas Karamanlis.
Ky i fundit ka shtuar se "ne duam të shohim një Kosovë shumëkulturore që respekton plotësisht të drejtat e grupeve etnike dhe kjo është kyçe për stabilitetin në Ballkan".
Koshtunica të martën takohet me presidentin grek si dhe viziton malin Athos, që është një nga qendrat e ortodoksisë.
XS
SM
MD
LG