Ndërlidhjet

LUBJANË


Presidenti i Sllovenisë, Janez Dërnovshek u ka shkruar letër zyrtarëve të lartë ndërkobmëtarë në të cilën i informon për detajet e propozimit të tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Sipas këtij propozimi, element kyç i zgjidhjes politike është pozita e pakicës serbe në Kosovë, për të cilën duhet të ketë siguri dhe një shkallë përkatëse të autonomisë. "Pos kësaj, çelsin e zgjidhjes e shoh në definimin e statusit eksterritorial për përmendoret më të mëdha kulturore, fetare dhe historike serbe në Kosovë", thuhet, pos tjerash, në propozimin e zotit Dërnovshek. Në këtë aspekt, ai shpjegon se këto objekte do të ishin nën juridiksionin e Serbisë ndërsa për sigurinë e tyre do të kujdeseshin forcat ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG