Ndërlidhjet

PODGORICË


Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq tha se Serbia i ka propozuar Malit të Zi që të caktojë anëtarët në ekipin negociator për statusin e Kosovës. Podgorica, tha ai e ka refuzuar këtë kërkesë.
"Me këtë çështje duhet të merret Serbia dhe në krye të atij ekipi duhet të jenë udhëheqësit e Serbisë. Ndërkohë, organet e bashkësisë shtetërore dhe politika në Mal të Zi duhet të japin kontribut konstuktiv në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës si dhe për epilogun demokratik të bisedimeve" tha Gjukanoviq, duke shtuar se është në interesin e Malit të Zi që çështja e Kosovës të zgjidhet vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG