Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BEOGRAD


Kisha Ortodokse Serbe ka paralajmëruar tensione të reja në Ballkan nëse Kosova do të fitonte pavarësinë në negociatat për zgjidhjen e statusit të saj.
Në deklaratën e Kishës shprehet mbështetje për qëndrimin e qeverisë serbe, njofton Associated Press.
"Zgjidhja e drejtë mund të gjindet vetëm përmes negociatave. Ajo nuk duhet të jetë e njëanshme dhe e imponuar sepse do të çonte në ekzod masiv të popullsisë dhe në Ballkan do t'i rishfaqte tensionet me pasoja të paparashikueshme", thuhet në komunikatën e Kishës Ortodokse Serbe.
Më tej kisha thotë se mbrojtja e vendeve të shenjta është "interes jetik", dhe bën thirrje për formimin e zonave speciale mbrojtëse për rreth objekteve fetare serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG