Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjendet në Beograd, për bisedime me zyrtarët më të lartë të qeverisë, ndërsa pasdite do të qëndrojë në Prishtinë, ku do ta inaugurojë hapjen e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.
Në Beograd, Lavrov u takua me ministrin e Jashtëm Vuk Drashkoviq. Vizita e tij bëhet në prag të negociatave për statusin e ardhshëm të Kosovës.
Pozicioni i Rusisë është se "bisedimet direkte mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të kenë përparësi, por nuk përjashtohet as mundësia e ndërmjetësimit me diplomacinë e ecejakeve", deklaroi Lavrov për shtypin rus para vizitës në Beograd, duke e shprehur bindjen se "vetëm një vendim i dalë nga negociatat mund të jetë i qëndrueshëm dhe mund të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i KB".
XS
SM
MD
LG