Ndërlidhjet

PARIS


Nata e 11-të e trazirave në Francë, mbrëmë kulminoi me sulme ndaj forcave të policisë dhe djegje të automjeteve, kishave, shkollave dhe pronave tjera.
Raportohet se 2 policë janë shtruar në spital.
Trazirat e fundit shpërthyen në Toulouse, Nantes, Orleans, Rouen, Rennes dhe Saint Etienne.
Policia tha se 1.400 automjete janë djegur dhe më shumë se 400 njerëz janë arrestuar.
Presidenti Jacques Chirac tha se autoritetet janë të përcaktuara ta rivendosin sigurinë dhe rendin.
"Ne ndërmorëm një varg masash për t'i përforcuar më tej aksionet e policisë dhe të drejtësisë, sepse sot prioriteti absolut është rivendosja e sigurisë dhe rendit publik", deklaroi Chirac pas një takimi me ministrat e qeverisë.
Trazirat filluan pas vdekjes aksidentale të dy adoleshentëve më 27 tetor.
XS
SM
MD
LG