Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel kanë dëgjuar strategjinë që ish presidenti finlandez, Marti Ahtisari do të ndjekë në bisedimet për statusin e Kosovës. Ahtisari është emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan si i dërguar për Kosovën, derisa emërimi i tij përfundimtar pret edhe miratimin e Këshillit të Sigurimit. Ahtisari ka theksuar se së pari do të këshillohet me të gjithë faktorët në rajon, përfshi Prishtinën dhe Beogradin.
BE-ja nga ana tjetër ka caktuar Stephan Lehne si ndihmës të zotit Ahtisari. Lehne do t'i raportojë rregullisht Brukselit për ecurinë e bisedimeve. Bashkimi Evropian në përfundimet e takimit kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t'i qasen bisedimeve në mënyrë konstruktive.
XS
SM
MD
LG