Ndërlidhjet

PRISHTINË/ BEOGRAD


Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov hapi sonte zyrën ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë. Në hapjen solemne ishte i pranishëm shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen dhe kryeministri Bajram Kosumi. Gjatë qëndrimit në Prishtinë Lavrov është takuar me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, me shefin e UNMIK-ut dhe presidentin e Kosovës.
Më herët Lavrov ka vizituar Beogradin, ku ka thënë se "nuk ka ndarje të Kosovës dhe as ndryshime të kufijve të vendeve fqinje të Serbisë e Malit të Zi." Ai tha se "në tërësi mbështet konceptin e Beogradit për më shumë se autonomi e më pak se pavarësi për Kosovën", por ka shtuar se "Beogradi duhet të jetë më i qartë në kërkesat e tij lidhur me këtë propozim".
Drashkoviç nga ana e tij shprehu shpresën se Rusia, dhe bashkësia ndërkombëtare do mbështesin propozimet e Beogradit. Lidhur me zhvillimet ekonomike Drashkoviç ka kërkuar pjesëmarrjen e investitorëve rusë veçanërisht në ndërtimin e transportuesit të gazit nga Bullgaria në Kosovë.
XS
SM
MD
LG