Ndërlidhjet

VJENË


Në bisedimet për statusin e Kosovës, Maqedonia dëshiron të luajë rol konstruktiv, ndonësi roli i saj është i vogel ka deklaruar kryeministri i këtij vendi Vlado Buçkovski.
"Ne pranojmë cfarëdo zgjidhje që do të respektonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë" ka thënë Buçkovski në një intervistë për agjensinë austriake të lajmeve. Buçkovski me këtë rast ka vënë në pah se cështja e kufirit të Kosovës me Maqedoninë duhet të zgjidhet para statusit, sepse sic ka thënë ai, kjo është një cështje teknike dhe jo politike.
XS
SM
MD
LG