Albana Isufi, Prishtinë
Intelektualët kosovarë thonë se edhe kësaj rradhe janë injoruar dhe margjinalizuar nga ana e udhëheqësve të institucioneve kosovare, duke mos u përfillur fare mendimi i tyre në bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës. Regjizori Fadil Hysaj thotë se margjinalizimi i intelektualëve është bërë për shkak se prania e tyre në skenën politike në njëfarë mënyre u ka penguar udhëheqësve politikë.
"Ky injorim që i bëhet kësaj shtrese të intelektualëve të Kosovës, në njëfarë mënyre është injorim i inteligjencës së trurit, ose ndoshta mendojnë se ata janë elita, ata janë truri, ata janë intelektualët e vërtetë, ata janë ata që duhet të vendosin se çfarë duhet të ndodhë me këtë vend."
Nënkryetari i Pen Qendrës së Kosovës, Avni Spahiu thotë se e vetmja gjë që u mbetet intelektualëve është që të shprehin pikëpamjet e tyre në ndonjë gazetë.
"Vetë ky akt i injorimit të mendimit alternativ qoftë të intelektualëve, qoftë të të tjerëve nga ky grup, do ta konsideroja si një guxim tepër të madh nga ana e tyre që të marrin përgjegjësinë plotësisht për vete".
Hysaj ndërkaq tërheq vërrejtjen se injorimi i mendimeve të intelektualëve në kohën e bisedimeve për statusin përfundimtar do të sjellë pasoja.
"Mendoj që pasojat do të vërehen që në fillimin e bisedimeve. Mungesa e një stafi të aftë që të ballafaqohet me sfidat historike që do të sjellin këto bisedime, ballafaqimi me palën tjetër që mbrapa ka ekipe të tëra ekspertësh, që ka mbrapa një traditë politike të madhe, nuk ka amatorë diletantë politikë në grupet që ata kanë; s’them që stafi negociues i Kosovës është i tillë, por mungesa e ekpertëve, mungesa e njerëzve që dinë të mendojnë në momenet të tilla kur problemet do të shfaqen në tavolinë, sigurisht se do të shkaktojë, nervozizëm, strese, truma dhe do të krijojë një situatë ndoshta të mjegullt dhe të parrugëdalje”.
Aktivistja Arjeta Rexha, e cila drejton Qendrën për Hulumtime dhe Studime Gjinore nuk pret shumë nga grupi negociator i quajtur tashmë edhe si ekipi i unitetit, i cili do të negociojë rreth statusit përfundimtar të Kosovës.
“Suksesi tani është në pikëpyetje shumë të madhe. Procesi i fillimit të negociatave është dashur të fillojë shumë më herët dhe jo të pritet 6 vjet për t’u krijuar kjo strukturë”.
Profesori në Universitetin e Prishtinës, Fadil Hysaj, vlerëson se anëtarët e ekipit negociues nuk kanë një mandat të fuqishëm të veprojnë, çfarë sipas tij do krijojë probleme në të ardhmen. Hysaj frikësohet se në momentin vendimtar, ekipi negociues mund të bjerë nën ndikimin ndërkombëtar dhe t'i lëshojë pe rreth asaj se çfarë do t’u ofrohet në bisedimet.
“Dhe para se të vijnë te zgjidhjet, ose para se të detyrohen t’i pranojnë ato, ata do të kërkojnë përkrahje nga Kuvendi, ose popullata apo do kërkojnë njëfarë referendumi. Sidoqoftë fillimi është shumë i disfavorshëm. Sa shoh nga ajo që kemi sot, ata nuk kanë ndonjë platformë të fuqishme e cila jep përgjigje, ata mendojnë se mjafton të thuhet ne jemi për pavarësi të panegociueshme dhe del në fund se pikërisht kjo pavarësi mund të pësojë”.
Nënkryetari i Pen Qendrës së Kosovës, Avni Spahiu thotë se është e domosdoshme, që të paktën përbërja aktuale e ekipit negociues të ketë qëndrime unike.
“Do të duhej që ata të paktën të krijonin një unitet të domosdoshëm për të filluar bisedimet me një qëndrim të përbashkët dhe me një strategji të qartësuar, para se të paraqiteshin në tryezën e bisedimeve”.
Ndërkaq, Arjeta Rexha thotë ekipi negociues do të duhej patjetër të zgjerohej me ekipe të tjera, të cilat do të luanin rol këshilldhënës për secilën çështje që shtrohet në tryezën e bisedimeve.
“Kosova vuan pjesën se njerëzit në cilëndo instancë, institucion nuk dinë të punojnë punë në grupe dhe derisa ne nuk kemi punën në grupe apo formulën e vjetër ‘Bashkimi bën fuqinë’, atëherë është shumë vështirë që ne të arrijmë deri te një fitore, e cila do t’i kënaqë të gjitha palët”.
Ekipi i tashëm negociues i Kosovës përbëhet nga presidenti Ibrahim Rugova, kreyparlamentari Nexhat Daci, kryeministri Bajram Kosumi, nga krerët e opozitës Hashim Thaçi dhe Veton Surroi si dhe publicisti Blerim Shala si koordinator i grupeve punuese.