Ndërlidhjet

UASHINGTON


Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politike Nicholas Burns tha se Kosova mund ta arrijë pavarësinë vetëm nëqoftëse shqiptarët shumicë në Kosovë tregojnë se mund të qeverisin drejt dhe me efikasitet. Burns i tha Komitetit të Senatit për Marrëdhënie të Jashtme se nuk është detyra e tij të rekomandojë nëse Kosova duhet të bëhet e pavarur, apo të mbetet pjesë e Serbisë.
Por, Burns tha se nëqoftëse shqiptarët e Kosovës duan ta arrijnë pavarësinë, atëherë fillimisht dhe para së gjithash duhet të demonstrojnë qeverisje të mirë.
Ai gjithashtu paralajmëroi se NATO-ja do të përdorë forcën kundër çdo përpjekjeje, e cila përmes dhunës do të ndikonte në procesin.
Senatori Joseph Biden tha se shqiptarët dhe serbët po hyjnë në bisedime duke e mbajtur barrën e rëndë 800-vjeçare të konfliktit sektar, ndërsa kryesuesi Komitetit, senatori Richard Lugar, i nënvizoi vështirësitë që do të ndeshen gjatë negociatave.
Në seancën dëgjimore në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie të Jashtme diskutoi edhe ish i dërguari amerikan për Ballkanin, Richard Holbrooke.
"Unë nuk shoh kurrëfarë statusi final për Kosovën përveç pavarësisë përfundimtare. Por, njëkohësisht, kjo nuk mund të arrihet pa garanca të forta për serbët që jetojnë në Kosovë", tha Holbrooke.
XS
SM
MD
LG