Ndërlidhjet

PARIS


Kryeministri i Francës Dominique de Villepin ka paraqitur pakon e masave sociale dhe ekonomike, që synojnë përmirësimin e kushteve në lagjet e varfëra, të goditura nga trazirat gjatë dy javëve të fundit. Nisma e paraqitur sot në parlament ka për qëllim zbutjen e papunësisë, sigurimin e shkollimit më të mirë dhe adresimin e racizmit. De Villepin gjithashtu konfirmoi se qeveria ka autorizuar lejimin e zbatimit të orës policore në zonat e trazuara.
"Këshilli i Ministrave ka miratuar sot dekretin që u lejon prefektëve, me autorizimin e Ministrit të Brendshëm, vendosjen e orës policore" tha de Villepin.
XS
SM
MD
LG