Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PARIS


Trazirat në Francë mbrëmë vazhduan për të 13-ën natë me radhë.
Në mbarë vendin, bandat e të rinjve dogjën rreth 320 automjete. Në Lyon, transporti publik u ndërpre pasi protestuesit sulmuan disa autobusë dhe një stacion të metrosë.
Policia tha se mbrëmë janë arrestuar gjithsejt 139 persona. Përkundër këtyre raporteve, policia pohoi se gjendja e përgjithshme ishte më e qetë se netët e mëparshme.
Të martën, qeveria shpalli gjendje shtet-rrethimi në pjesët më të goditura të vendit, e cila autoriteteve rajonale u mundëson që prej sot të zbatojnë orën policore.
XS
SM
MD
LG