Ndërlidhjet

TOPEKA/SHBA


Shteti federal Kansas ka miratuar standarde të reja, që e vënë në pikëpyetje teorinë e evolucionit.
Bordi Shtetëror i Arsimit me shumicë votash e miratoi paketën e plan-programeve mësimore, të cilat tash e tutje do të duhet të përfshihen në shkollat e larta dhe mediat.
Komentatorët thonë se votimi ishte fitore e mbështetësve të krijimit inteligjent, të cilët pohojnë se universi është aq kompleks, sa që me siguri është krijuar nga një fuqi më e lartë.
Kritikët thonë se zbatimi i këtij mësimi në shkolla, bie në kundërshtim me praktikën e ndarjes së shtetit nga feja.
XS
SM
MD
LG