Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Kosova duhet të jetë e përgatitur për fazën pas përcaktimit të statusit përfundimtar, prandaj ndërtimi i arkitekturës së sigurisë është një çështje shumë e rëndësishme në këtë plan", tha sot shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen. Ai i bëri këto komente në hapje të takimit të parë të grupeve punuese për shqyrtimin e sektorit të sigurisë në Kosovë. Sipas tij, ndërtimi i kapaciteteve për udhëheqjen e Kosovës së pas statusit është ndër çështjet më të rëndësishme bashkë me përgatitjet për bisedat për statusin dhe përmbushjen e vazhdueshme të standardeve.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi tha se Kosova tashmë ka hyrë në fazën vendimtare të përcaktimit të statusit të saj. "Në këtë drejtim, krijimi i shtetit demokratik dhe evropian të Kosovës, kërkon themelimin e strukturave dhe mekanizmave moderne dhe efektive të sigurisë" tha Kosumi.
XS
SM
MD
LG