Ndërlidhjet

VATIKAN


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u takua sot në Vatikan me Papa Benediktin e XVI. Ermal Hasimja, këshilltar i Berishës për media tha se në takim u diskutua për përpjekjet e Shqipërisë për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe për gjendjen në Kosovë. Ai tha se Berisha e ka ftuar Papën që të vizitojë Shqipërinë. Vatikani nuk ka dhënë detaje për bisedën.
Kjo është vizita e parë e Sali Berishës në Vatikan, që nga marrja e postit të kryeministrit.
XS
SM
MD
LG