Ndërlidhjet

PARIS


Presidenti Jacques Chirac tha se Franca duhet të përgjigjet me shpejtësi ndaj problemeve me të cilat përballen banorët e zonave të varfëra, të goditura gjatë dy javëve të trazirave. Chirac tha se dhënia fund e trazirave është prioritet i tij. Mirëpo, ai tha se qeveria duhet të bëjë më shumë për t'u siguruar qytetarëve trajtim të barabartë.
"Çfardo qoftë origjina jonë, ne të gjithë jemi fëmijë të Republikës dhe ne të gjithë duhet të presim të drejta të njëjta. Natyrisht duhet të presim edhe detyra të njëjta" tha Chirac.
Ndërkohë, policia njoftoi se 8 policë janë pezulluar nga detyra, me dyshimin për rolin e tyre në rrahjen e të riut në paralagjet e Parisit, ku filluan trazirat, para dy javësh.
XS
SM
MD
LG