Intervistë me Atin Sava Janjiç nga Kisha Ortodokse Serbe
RADIO EVROPA E LIRË
Së shpejti pritet të fillojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës. Çfarë konkretisht prisni ju prej këtyre bisedimeve?
SAVA JANJIÇ
Gjatë bisedimeve duhet të gjendet një lloj kompromisi në dialog. Bisedimet duhet të mundësojnë afrimin e qëndrimeve në mes të palëve të ndryshme dhe një mirëkuptim të ndërsjelltë. Ajo që nuk duhet të ndodhë është që periudha e bisedimeve të mos shndërrohet në një periudhë, gjatë së cilës dikush mund të preferojë dhunën për arritjen e një zgjidhjeje politike. Zgjidhja politike mund të jetë stabile nëse është rezultat i bisedimeve dhe marrëveshjeve, dhe si e tillë duhet të përmbushë kërkesat e gjithë atyre që kanë nevojë për të.
RADIO EVROPA E LIRË
Sipas jush, në cilin delegacion duhet të jenë të përfaqësuar serbët e Kosovës, në atë të Prishtinës, të Beogradit apo në nje delegacion të posaçëm, sikur që është paralajmëruar?
SAVA JANJIÇ
Është vështirë të thuhet. Para së gjithash, mendoj se është në interes të serbëve që të jetojnë në paqe dhe të sigurtë, kështu që ndoshta do të pajtohesha me disa serbë të Kosovës, të cilët mendojnë se do të ishte mirë të paraqiteshin me një delegacion të veçantë. Si të tillë, ata mund të insistojnë në zbatimin e disa elementeve, të cilat do të mundësonin një jetë normale për ta, pavarësisht se cila zgjidhje politike në fund pranohet.
RADIO EVROPA E LIRË
Cili do të jetë roli i Kishës Ortodokse Serbe në procesin e përcaktimit të statusit, duke marrë parasysh qëndrimet e fundit të Sinodit të Shenjtë të kësaj Kishe?
SAVA JANJIÇ
Kisha Ortodokse Serbe, si një institucion shpirtëror, para së gjithash nuk mund të jetë një krijues i drejtpërdrejtë në procesin e përcaktimit të statusit përfundimtar për Kosovën. Prandaj, mendoj se Kisha nuk do të marrë pjesë drejtëpërdrejt në bisedime. Ajo mund të angazhohet në një nivel ekspertësh rreth çështjeve të caktuara, të cilat kanë të bëjnë me interesat e saj të drejtëpërdrejta. Mendoj se Kisha nuk mund të vendosë vetëm dhe të japë ndonjë qëndrim përfundimtar për statusin, që cili duhet të jetë rezultat i bisedimeve dhe dialogut. Megjithatë, ajo mund të insistojë në mbrojtjen e vendeve të shenjta në këtë hapësirë.
RADIO EVROPA E LIRË
Ju shpesh insistoni në pajtim dhe kërkim - falje të ndërsjelltë në mes të shqiptarëve dhe serbëve. A mendoni se një kërkim falje paraprake nga pala serbe, mbi të cilën insiston pala shqiptare, mund të lehtësojë procesin e gjithëmbarshëm?
SAVA JANJIÇ
Në këto hapësira, kërkim - falja shpeshherë konsiderohet si një lloj i nënçmimit apo dështimit. Mendoj se një formë e kërkim - faljes, përkatësisht solidaritetit me viktimat e pafajshme të luftës, është diçka që paraqet një vlerë të posaçme. Në krishtërizëm, të njohësh pësimet e dikujt tjetër, posaçërisht të atyre që janë të pafajshëm, është një gjest madhor. Personalisht mendoj se gjestet e këtilla të pajtimit, kërkim - faljes dhe të të pranuarit, se e dimë se ka pasur pësime dhe se bashkëndiejmë me të gjithë ata që kanë humbur, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe fetare, janë të nevojshme. Dhe nëse këto gjeste do të vinin nga personalitetet më të larta, atëherë ata do t’i kontribuonin një mirëkuptimi. Sa për Beogradin, atje tash në pushtet është një strukturë, e cila gjatë periudhës së regjimit në kohën e luftës, ka qenë në opozitë. Këta njerëz kanë madje edhe, nëse mund të them kështu, një autoritet më të madh moral në këtë drejtim. Presidenti Tadiç ka dalë me qëndrime të ngjashme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe mendoj se ka pasur efekt mjaft pozitiv.
RADIO EVROPA E LIRË
A prisni një hap të ngjashëm të zotit Tadiç edhe për Kosovën?
SAVA JANJIÇ
Kjo është vështirë të thuhet. Ju e dini se udhëheqësit politikë janë ata që duhet vetë ta vlerësojnë një gjë të këtillë. Sidoqoftë, Kisha në mbledhjen e saj të fundit ka bërë thirrje për falje dhe mirëkuptim. Kjo është diçka që ne, si institucion shpirtëror, duhet të bëjmë gjithmonë. Ne në këto hapësira shumë herë kemi folur për pësimet e shqiptarëve, por edhe të tjerëve, pra nuk e kam këtu fjalën vetëm për humbjet e serbëve, sepse e dimë se edhe të tjerët kanë pësuar, shqiptarët në veçanti. Mendoj se kjo detyrë është një detyrë e krishterë, sepse janë vërtetë të tmerrshme pësimet dhe humbjet e popullatës civile në veçanti, gjatë konfliktit të armatosur, vetëm pse i ka takuar një etnie apo pse ka folur një gjuhë tjetër. Këtyre njerëzve duhet t’u shprehim në një mënyrë njohje dhe respekt për pësimet e tyre.
RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë mendoni ju për pavarësinë e kushtëzuar, si një prej opsioneve të përfolura si rezultat i mundshëm i bisedimeve?
SAVA JANJIÇ
Në fakt unë nuk e kam të qartë pavarësinë e kushtëzuar, si një koncept dhe çfarë në të vërtetë nënkupton. Unë sinqerisht nuk do të dëshiroja të komentoj atë ose këtë status përfundimtar për Kosovën. Mendoj se përcaktimi i statusit të ardhshëm të Kosovës do të jetë një proces, i cili në masë të madhe do të jetë i ndërlidhur me procesin e integrimit të rajonit në institucionet evropiane. Këto dy procese janë thjesht të pandashme.
RADIO EVROPA E LIRË
Disa udhëheqës serbë në Kosovë, por edhe në Serbi, kanë tërhequr vërejtjen se nëse Kosova bëhet e pavarur, atëherë popullata serbe do të shpërngulet në mënyrë kolektive. A mendoni ju se diçka e këtillë vërtet mund të ndodhë?
SAVA JANJIÇ
E dini, është shumë vështirë të thuhet dhe të flasësh në emër të dikujt tjetër. Një numër i madh i serbëve të Kosovës kanë frikë se Kosova e pavarur do të thoshte një shtet i pastër etnik, i cili do t’i takonte vetëm popullit shqiptar. Fatkeqësisht, nga pala shqiptare nuk ka edhe aq shumë tregues që do të dëshmonin të kundërtën. Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë njerëzit të jenë të informuar mirë për gjithë procesin e bisedimeve dhe që me çdo kusht të parandalohet çfarëdo shpërngulje. Interesat e secilit duhet mbrojtur aq sa të jetë e mundshme. Thjesht, çdo shpërngulje, çdo krijim i territoreve kompakte dhe çdo ndarjeje territoriale janë shumë të dëmshme dhe mund të nxisin pasoja të paparashikueshme.
Intervistoi: Arbana VIDISHIQI