Ndërlidhjet

PRAGË


Më shumë se 30 shefa shtetesh janë mbledhur në Pragë në një takim dy ditor për të diskutuar mësimet e tranzicionit në vendet e dala nga komunizimi. Në këtë takim merrte pjesë dhe ish presidenti amerikan Bill Clinton. Në një pronocim rreth zhvillimeve në Kosovë për programin shqip të radios "Evropa e Lirë" ish presidenti Clinton tha se tani është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbahet rendi dhe njëherësh të respektohen të drejtat e ligjshme të të gjithë njerëzve, përfshirë dhe pakicat. Ajo çfarë bënë serbët ndaj sh qiptarëve të Kosovës ishte e tmerrshme, por shqiptarët e Kosovës nuk duhet të përgjigjen në të njëjtën mënyrë", tha ish presidenti Clinton.
XS
SM
MD
LG