Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan po zhvillon një vizitë të paparalajmëruar në Irak. Kjo është vizita e tij e parë ne Irak, qysh prej ndërhyrjes ushtarake. Për gazetarët, kryeministri iraken Ibrahim Jaafari, pas takimit me Anan, tha:
"Sekretari i përgjithshem i OKB-së konfirmoi mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për forcimin e demokracisë në Irak. Zoti Annan u interesua për nevojat konkrete që ka vendi ."
Nga ana e tij Annan deklaroi:
"Ne po punojmë me qeverinë irakene për të patur një tranzicion më pak të veshtirë politik, si dhe po përgatitemi për zgjedhjet parlamentare."
XS
SM
MD
LG