Ndërlidhjet

KOPENHAGË


Prezenca e Kombeve të Bashkuara në Kosovë është qenësore për sigurinë dhe përcaktimin e statusit final të saj- tha sot i dërguari i OKB-së në Kosovë Kai Aide, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mban punimet në Kopenhagë. Ndërkohë zoti Aide e cilësoi esenciale praninë e SHBA-së në Kosovë, vecanërisht në misionin paqeruajtës të KFOR-it. I dërguari special theksoi dhe rëndësine e rolit tëe NATO-s në Kosove, e cila sipas tij është e vetmja strukturë që siguron stabilitetin në vend. Këto komente Kai Aide i bëri gjatë nje raporti që mbajti për situatën në Kosovë, para përfaqësuesve të rreth 40 vendeve.
XS
SM
MD
LG