Ndërlidhjet

UASHINGTON


Pakistanit i nevojiten mbi 5 miliard dollare për të riparuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti që goditi në vendin në tetor dhe që shkaktoi mbi 70 mijë të vdekur. Këtë shifër e bëri publike presidenti i vendit Pervez Musharaf në një intervistë për CNN. Musharaf vlerësoi si të arsyeshme ndihmat e dhëna deri tani nga komuniteti ndërkombetar, por tha se nevojiten fonde më të mëdha veçanërisht për të pastrehët. Në 19 nëntor në Islamabad kombet e bashkuara do të mbajnë një konferencë me donatorë ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG