Ndërlidhjet

BRUKSEL


Marti Ahtisari deklaroi sot se procesi i bisedimeve për statusin duhet të ecë sa më shpejt të jetë e mundur. Në një prononcim për mediat drejtuesi i bisedimeve për statusin tha se ai mirëpret çdo opsion që palët do të japin në prag të fillimit të negociatave. Ahtisari i bëri këto komente në një seminar për menaxhimin e krizave ku i bëri thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të mbështesin zhvillimet në atë që ai e cilësoi rajoni i munduar i Ballkanit. Zyrtari i lartë i OKB-së tha se Bashkimi Evropian duhet të kujdeset për reformat juridike dhe administrative në Kosovë si dhe për të ardhmen e saj.
XS
SM
MD
LG