Ndërlidhjet

AMAN


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice ka ndaluar mbrëmjen e sotme në Jordani për të treguar mbështetjen amerikane pas sulmeve vetvrasëse të javës së kaluar që lanë 57 viktima.
"Nuk ka justifikim për vrasjen e të pafajshmëve dhe ne jemi solidarë me popullin e Jordanisë dhe njerëzit kudo në botë që kanë vuajtur tragjedi të ngjashme", tha Rice.
Rice gjatë ditës është takuar me udhëheqësin palestinez Mahmud Abbas, ku ka deklaruar se me ndërmjetësimin e James Wolfenson dhe me vullnetin e të dyja palëve mund të arrihet një marrëveshje për lëvizjen e lirë të palestinezëve nga dhe prej Rripit të Gazës. Edhe Abbas shprehu optimizmin e tij se do të arrihej marrëveshje për rihapjen e kufirit Gaza-Egjipt.
XS
SM
MD
LG