Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

GJENEVË


Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut Louise Arbour tha se 15 personat e akuzuar për rolin e tyre në gjakderdhjen e majit në Andijon, duhet të kenë të drejtë për ankesë. Gjykata Supreme në Tashkent i dënoi ata nga 14 deri në 20 vite burg, pasi i shpalli fajtorë për tentimin e rrëzimit të sistemit kushtetues në Uzbekistan.
Shtetet e Bashkuara dënuan vendimin e autoriteteve në Tashkent. "Besojmë se këto vendime bazohen në fakte jo të besueshme dhe në gjyqin që nuk ka qenë i ndershëm" tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Adam Ereli.
XS
SM
MD
LG