Ndërlidhjet

BEOGRAD


Një ish ushtar serb ka pranuar se ai dhe paramilitarët tjerë kanë ekzekutuar rreth 20 kroatë të burgosur në një fermë të derrave në vitin 1991.
Ivan Atanasijeviq është i pari që pranoi hapur vrasjen e kroatëve, të cilët ishin kapur pas rënies së qytetit të Vukovarit në nëntor 1991.
Atanasijeviq i tha gjykatës se ai ishte "detyruar" nga eprorët e tij që të vrasë një kroat në fermën Ovçara.
"Isha i shokuar. As në filma nuk kisha parë aq shumë kufoma në një vend", tha Atanasijeviq.
XS
SM
MD
LG