Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë njëzërit miratoi projekt-rezolutën për Kosovën, e cila përjashton pavarësinë në bisedimet për statusin e Kosovës.
Rezoluta e mbështet kompromisin për statusin e ardhshëm të Kosovës, por paralajmëron se Kosova është "pjesë e patjetërsueshme" e Serbisë.
Dokumenti gjithashtu thotë se "zgjidhja e imponuar" do të konsiderohet e jashtligjshme.
Rezoluta thotë se statusi i ardhshëm i Kosovës mund të përcaktohet vetëm në bazë të standardeve dhe normave të Kombeve të Bashkuara duke respektuar kushtetutën e Serbisë, kurse dokumenti Kosovës i ofron autonomi thelbësore politike dhe juridike.
Në rezolutë gjithashtu thuhet se Kuvendi i Serbisë do të deklarohet lidhur me rezultatet e negociatave për statusin e ardhshëm të Kosovës "duke e pasur parasysh edhe mundësinë kushtetuese, sipas së cilës, për çështjet e rëndësishme shtetërore, qytetarët e Serbisë mund të deklarohen edhe në referendum".
XS
SM
MD
LG