Ndërlidhjet

BAGDAD


Partia kryesore e arabëve sunitë në Irak ka kërkuar hetime ndërkombëtare lidhur me raportet për keqtrajtimin e të burgosurve nga forcat irakiane të sigurisë. 170 të burgosur, shumica sunitë, u gjetën nga forcat amerikane në ndërtesën e ministrisë së brendshme. Kryeministri i Irakut më herët urdhëroi hetime rreth akuzave për keqtrajtim të të burgosurve nga forcat irakiane.
Ndërkaq trupat amerikane njoftojnë se 80 kryengritës dhe 3 ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë dy ditëve të fundit në luftimet pranë kufirit Siri-Irak.
XS
SM
MD
LG