Rezoluta e qeverisë serbe paraqet opsion politik i cili solli në shpërbërjen e ish Jugosllavisë dhe luftës për territore, ka deklaruar kryetari i partisë demokratike të Kosovës Hashim Thaci.
"Cështja e Kosovës para së gjithash është çeshtje e vullnetit politik të qytetarëve që jetojnë atje. Pas ndërhyrjes së NATO-s në vitit 99 dhe vendosjes së administratës ndërkombëtare, Kosova u bë çështje dhe problem ndërkombëtar, kështu që kuvendi i Serbise nuk ka mundësi të ndikojë në ardhmërinë e saj"-ka deklaruar Thaçi për agjensinë e lajmeve Beta.
Ai tha se Kosova është e gatshme për fillimin e negociatave për "mënyren e ndërtimit të shtetit dhe nuk do të pranojë pavarësi të kushtëzuar " sepse propozime të tilla më shumë i ngjajnë propozimit të Beogradit që thekson" më shumë se autonomi, më pak se pavarësi"
Thaçi theksoi se me përgjegjësi të madhe mund të pohojë se " Prishtina është e gatshme tu sigurojë qytetarëve serbe të Kosovës të drejta më të mëdha se Beogradi".
"Ardhmëria e tyre mund të jetë më e sigurt në Prishtinë, e jo ata të manipulohen dhe të ndikohen negativisht nga pushteti aktual i Beogradit"-ka deklaruar Hashim Thaçi.