Ndërlidhjet

BUSAN


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe ai i Rusisë Vladimir Putin biseduan rreth një orë për çështjen e Iranit, Koresë dhe Sirisë.
Dy liderët u takuan anash samitit të Azisë dhe Paqësorit që mbahet në Busan të Koresë së jugut.
"Ne kemi marrëdhënie shumë të rëndësishme. I vlerësojmë këshillat tuaja dhe i vlerësojmë marrëdhëniet strategjike që po i ndërtojmë", tha presidenti Bush para takimit.
Samiti pritet të përmbyllet me angazhimet e pjesëmarrësve për promovim të tregut të lirë, bashkim të përpjekjeve për luftimin e gripit të shpezëve, dhe për vigjilencë në luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG