Ndërlidhjet

BUSAN


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe ai i Rusisë Vladimir Putin diskutuan për Iranin, Korenë dhe Sirinë. Dy liderët u takuan gjatë samitit të Azisë dhe Paqësorit, që filloi në Busan, të Koresë së Jugut.
"Ne kemi marrëdhënie shumë të rëndësishme. I vlerësojmë këshillat tuaja dhe i vlerësojmë marrëdhëniet strategjike që po i ndërtojmë", tha presidenti Bush.
Ndërkaq, presidenti Putin u shpreh i kënaqur për siç tha "kontaktet e përhershme për të gjitha çështjet dy palëshe dhe ndërkombëtare".
Ndryshe, Samiti pritet të përmbyllet me angazhimet e pjesëmarrësve për promovim të tregut të lirë, bashkimin e përpjekjeve për luftimin e gripit të shpezëve dhe për vigjilencë në luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG