Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush po përballet me kritika në rritje lidhur me luftën në Irak.
Njëri nga liderët e demokratëve në Kongres John Murtha, madje bëri thirrje për tërheqjen e menjëhershme të trupave nga Iraku.
"Është koha për të ndryshuar kursin. Ushtria jonë pëson, kurse e ardhmja e vendit është në rrezik. Është evidente se aksioni i vazhdueshëm ushtarak në Irak nuk është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të popullit irakian, apo të rajonit të Gjirit", tha Murtha.
Ndërkaq Shtëpia e Bardhë tha se është e "habitur" nga kërkesat e kongresmenit, i cili edhe vetë kishte votuar për luftën në Irak.
XS
SM
MD
LG