Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

ISLAMABAD


Vendet donatore u zotuan të japin rreth 3 miliardë dollarë si ndihmë shtesë për Pakistanin, pas tërmetit të muajit të kaluar. Premtimi u bë në konferencën për rindërtimin e Pakistanit, që mbahet sot në Islamabad.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan kërkoi mbështetje dhe një angazhim i përgjithshem i të gjitha qeverive, shoqerisë civile, dhe biznesit, për ti ardhur në ndihmë Pakistanit. Presidenti Musharaf trajtoi në konferencë cështjen e Kashmirit. "I bëj thirrje Indisë dhe qeverisë së saj të ndihmojnë Kashmirin për të zgjidhur sa me parë konfliktin"- tha presidenti i Pakistanit, Musharaf.
XS
SM
MD
LG