Ndërlidhjet

KAIRO


Liderët politike irakenë janë mbledhur në Kairo për të diskutuar mbi cështjet e sigurisë dhe stabilitetit në vend. Punimet e konferencës tri ditore u hapën nga presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak , i cili theksoi se pajtimi kombëtar është çelësi i një tranzioni të suksesshëm të Irakut. Ndërsa presidenti iraken Jalal Talabani tha se bashkimi kombëtar nuk mund të përfshijë pasuesit e rregjimit të vjetër dhe ekstremistët fetare. Takimi i sotëm në Kairo i paraprin përgatitjeve për mbajtjen e konferencës së pajtimit që do të mbahet në Irak në 2006.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG