Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kuvendi i Serbisë sot e miratoi projekt rezolutën e qeverisë së Serbisë për Kosovën.
Në arsyetimin e propozimit të Qeverisë, kryeministri Vojisllav Koshtunica tha se zgjidhja për statusin e ardhshëm të Kosovës duhet të kërkohet në kuadër të ruajtjes së integritetit territorial të Serbisë e Malit të Zi, dhe autonomisë thelbësore për shqiptarët e Kosovës.
"Kuvendi dhe Qeveria e Serbisë do të jenë unikë se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, ashtu ka qenë dhe ashtu duhet të mbetet", tha Koshtunica.
Për rezolutën votuan të gjithë deputetët përveç atyre të Partisë Demokratike të presidentit Boris Tadiq, të cilët ishin të përmbajtur, si dhe deputetët e Partisë Socialdemokrate.
XS
SM
MD
LG