Ndërlidhjet

TEHERAN


Parlamenti i Iranit dha pëlqimin përfundimtar për projektligjin që obligon qeverinë të ndalojë inspektimet e programeve bërthamore nga OKB-ja dhe të vazhdojë pasurimin e uraniumit, nëse çështja dërgohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Parlamenti mori këtë vendim para takimit, gjatë kësaj jave të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, ku do të diskutohet mundësia që çështja e programeve atomike të Teheranit të dërgohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG