Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti i Irakut Jalal Talabani po vazhdon vizitën në Iran, ku u takua me homologun Mahmoud Ahmadinejad. Një nga temat e takimit ishte dhe përgatitja e një konference për zvogëlimin e trupave ndërkombëtare në Irak. "Ne mbështesim plotësisht procesin politik për sovranitetin dhe integritetin territorial të Irakut," tha Ahmadinejad. Ndërkaq presidenti i Irakut tha se një Irak i sigurt dhe i pavarur, nuk është vetëm në interesin e qeverisë sonë, por dhe të Iranit.
XS
SM
MD
LG