Ndërlidhjet

PRISHTINA


I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari është takuar me grupin negociator të Kosovës. Ky i fundit i ka dorëzuar zotit Ahtisari dokumentin me qëndrimet parimore për zgjidhjen e statusit, që duhet të jetë pavarësia. Presidenti Rugova tha se këmbëngul në njohjen e pavarësisë së Kosovës sepse ajo do të qetësojë poullin e saj dhe rajonin. Presidenti i Kosovës tha se shpreson se do të gjejë mirëkuptimin e të dërguarit Ahtisari dhe komunitetit ndërkombëtar për përcaktimin e statusit përfundimtar. Po sot Ahtisari ka takuar përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe.
XS
SM
MD
LG