Ndërlidhjet

PARIS


Kancelarja e sapozgjedhur gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Jacques Chirac deklaruan sot se marëdheniet e konsoliduara mes dy vendeve janë qenësore për Evropën. Gjatë takimit dy palësh, kancelarja gjermane tha se strategjitë e Evropës lidhur me çështjen e Turqisë janë të rëndësishme për kontinentin, por jo në atë formë që po shtrohen. Strategjia e bashkangjitjes së Turqisë me Evropën është një nevojë dhe kështu duhet filluar procesi, tha kancelarja gjermane. Më pas, Merkel vizitoi Brukselin, ku u takua me udheheqësit më të lartë të NATO-s dhe BE-së.
XS
SM
MD
LG