Ndërlidhjet

BEOGRAD


Beogradi sot zyrtarisht propozoi ndarjen etnike të Kosovës ndërmjet shumicës shqiptare dhe pakicës serbe si dhe mbetjen e Kosovës brenda kufijve të Serbisë. Presidenti i Serbisë Boris Tadiq i bëri zyrtarisht këtë propozim qeverisë, derisa i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisari mbërriti në Beograd për t'u takuar me zyrtarët qeveritarë.
Mbrëmë, në fund të vizitës tri ditore në Prishtinë Ahtisari tha se është ende tepër herët të paragjykohet statusi i ardhshëm i Kosovës, mirëpo ndarja është një opsion i pamundshëm. Pas Beogradit, Ahtisari do të qëndrojë edhe në Podgoricë, Tiranë dhe Shkup.
XS
SM
MD
LG