Ndërlidhjet

RRETHINAT E EVROPËS


Economist

Ballkani sipas Bismarkut nuk ishte i vlefshëm as sa eshtart e një ushtari të thjeshtë të vendit të tij. Një shekull e një çerek më pas pjesa e pasur e Evropës tundohet nga ideja që t'ia kthejë sërish shpinën qoshes më të egër dhe të paqetë të kontinentit.
Vetëm një dhjetëvjeçar më parë politikanë seriozë në Francë, Gjermani e Austri thoshin se vendet që kanë një të kaluar në Perandorinë Osmane apo Bizantitne, siç janë Rumania, Bullgaria dhe shumica e ish-Jugosllavisë nuk ishin realisht pasardhës të qytetërimit triumfues evropian.
Sot është fakt se luftërat në Bosnjë apo më vonë në Kosovë dhe pjesë të tjera të ish Jugosllavisë ishin të lehta për t'u kontrolluar, por ato merrnin fund vetëm kur amerikanët dhe aktorët kryesorë evropianë veprojnë së bashku.
Ndonëse pushkët nuk dëgjohen më në Ballkan rajoni është në udhëkryq, ku në një vit Kosova mund të jetë shtet i pavarur, Bosnja po kthehet gradualisht në një shtet funksional dhe Mali i Zi mund të mbajë referendumin për pavarësi. Çfarë mund të bëjë Evropa e pasur në këtë moment?
Ti kthehet shpina rajonit nuk është përgjigjje dhe këtë më mirë ta justifikojnë policët britanikë që me ndihmën e policisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë shkatërruan një rrjet trafikantësh që e kishte origjinën në Turqi e kishte trafikuar mbi 200 mijë njerëz në Evropën perëndimore. Për më tepër mund të këshillohen raportet e EUROPOL-it që merret me luftimin e krimit të organizuar ballkanik, bandat shqiptare sot i gjen në Gjermani e Britani, tregu i makinave të vjedhura në Hollandë kontrollohet nga serbët, kurse krimi i organizuar kinez i ka bazat në ish Jugosllavi. Nëse dikur thuhej se Ballkani prodhon më shumë histori se konsumon, sot mund të thuhet se rajoni është një treg i madh i ekportimit të krimit.
Sa më pak qasje të kenë njerëzit e Evropës Juglindore në Evropë dhe tregun evropian aq më e lehtë do jetë për krimin e organizuar të forcohet edhe më tej në këtë rajon. Për më tepër kur kemi vende si Kosova ku popullsia rritet me të shpejtë dhe papunësia gjithashtu. Aty ka energji të shumta që mbeten të pashfrytëzuara e që krijojnë terren të keqpërdoren nëse nuk ndihmohen. Këto janë arsyet pse fati i Evropës është i ndërlidhur me atë të Ballkanit. Evropianët e pasur nuk mund ta injorojnë rajonin, pasi do ta gjejnë veten në pozitën e francezëve në gjendje të mirë ekonomike përballë protestave dhe dhunës në paralegjet e qyteteve, apo getot e emigrantëve.
I pëlqen apo jo Evropa duhet të mbetet e angazhuar në juglindje me këshilla, para dhe me çmimin më të lartë, atë të anëtarësimit në BE.
XS
SM
MD
LG