Ndërlidhjet

PRISHTINË


Me parakalimin e të gjitha njësive, Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, mbajtën sot manifestimin qendror me rastin e festave të Nëntorit, përkatësisht Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit të UÇK-së Adem Jasharit. Manifestimi u zhvillua në Kazermën e Gardës së Kosovës. Komandanti i TMK-së Agim Çeku tha se "statusi përfundimtar i Kosovës do të zgjidhet në përputhje me aspiratat e popullit". Sipas tij, TMK po hyn në procesin e negociatave shumë e fortë dhe pret që në të ardhmen të marrë përgjegjësi në fushën e mbrojtjes.
Në manifestim morën pjesë liderë të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG