Progresi në zbatimin e standarteve në Kosovë, është faktor i rëndësishëm nga i cili do të varet progresi i negociatave, deklaroi i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisari.
"Për progres në zbatimin e standarteve nevojitet gadishmëria jo vetëm e shqiptarëve në Kosovë por dhe bashkëpunimi i pakicave, përfshirë serbët", deklaroi Ahtisari në konferencën për shtyp në Podgoricë pas takimit me zyrtarët më të lartë të Malit të Zi.
Ai vlerësoi se caktimi i ekipit të bashkësisë ndërkombëtare dërgon porosi të qartë se "status quoja" aktuale nëe Kosovë është e papranueshme.
Ahtisari tha se bashkësia ndërkombëtare një kohë të gjatë do të jetë e pranishme në Kosovë pamvarësisht nga zgjidhja përfundimtare e çështjes.
Ish presidenti i Finlandës gjithashtu përsëriti qëndrimet e njohura të bashkësisë ndërkombëtare se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet ta forcojë stabilitetin rrajonal, dhe se ndarja e Kosovës apo bashkimi me ndonjë vend janë të papranueshme. Pas Podgoricës Ahtisari po viziton Tiranën, ku është pritur nga presidenti Moisiu dhe kryeministrin Sali Berisha.