Ndërlidhjet

PRISHTINË


Autoritetet e Kosovës vlerësojnë se vitin e ardhshëm Kosova do të jetë shtet i pavarur. Këtë qëndrim politikanët kosovarë e kanë mbajtur sot me nisjen e kremtimeve për ditën e flamurit 28 nentor, organziuar nga Trupat e Mbrojtjes së Kosovës. Kryeministri Bajram Kosumi tha se "shteti që ne duam ta ndërtojmë është shtet demokratik evropian dhe politikat tona ndaj pakicave do të jenë të mbështetura mbi këto vlera". Ndërsa kryetari i partisë demokratike Hashim Thaci tha se të gjithë brenda Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar, e kanë të qartë, se vullneti i qytetarëve të Kosovës është i panegociueshëm. "Zgjidhjen e statusit të Kosovës e kanë nënshkruar dhe legjitimuar qytetarët e saj me padëgjueshmërinë qytetare"deklaroi Thaci. Ndërsa komandanti i trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjenerali Giussepe Valotto vlerësoi se Trupat e Mbrojtjes të Kosovës janë të gatshme për të përballuar sfidat e të ardhmes.
XS
SM
MD
LG