Kryenegociatori Marti Ahtisari me ekipin e tij është larguar nga Prishtina pasi ka dëgjuar me vëmendje palët dhe pasi ka lënë mesazhet e duhura për të gjithë. Padyshim që janë të rëndësishme ato që i janë thënë atij nga palët, por ajo që ka shpalosur Ahtisari në fund të vizitës së tij, meriton vëmendje më të madhe, pasi ajo në fakt paraqet qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare. Kryenegociatori Ahtisari paralajmëroi se zyra e tij në Vjenë, së shpejti do të kompletohet edhe me përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pastaj me përfaqësuesin e NATO-s dhe pak më vonë me atë të Rusisë. Vetë përbërja e ekipit të tij, ku krahas përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, do të jenë edhe përfaqësues të SHBA-ve NATO-s dhe Rusisë, dhe se parimet e Grupit të Kontaktit do të jenë parime orientuese, tregon seriozitetin me të cilin është angazhuar e tërë bashkësia ndërkombëtare rreth zgjidhjes së statusit të Kosovës.Vërtet nuk ka ndonjë krizë ose çështje aktuale ndërkombëtare, në të cilën të jenë të orkestruar në këtë mënyrë të gjithë këta faktorë të bashkësisë ndërkombëtare. Analiza e këtij fakti është e rëndësishme për të nxjerrë disa përfundime. E para ekipi negociator i Kosovës nuk duhet të fërkojë duart për faktin se ka dorëzuar një dokument sipas shijes së vet në duart e Ahtisarit. Përpjekjet për të bindur bashkësinë ndërkombëtare në fjalët që janë thënë në atë dokument janë shumë më të zorshme sesa hartimi i tij. Aq më tepër që mbetja e përfaqësuesve të komunitetit serb jashtë kornizës kosovare të përfaqësimit, do të jetë gur në qafë për ekipin negociator të Kosovës. Kryenegociatori ka deklaruar se më shumë nga dokumentet e strategjisë e të deklaratave politike, kërkon dokumente të pozicionit në të cilat do të tregohej "si do të duhej të organizoheshin gjërat, si janë përmirësuar gjërat nga raportimet e mëhershme dhe se si mund të ecet përpara".
E dyta pozicionet brenda vetë bashkësisë ndërkombëtare janë mjaft elastike dhe nga dita në ditë pasurohen me alternativa, disa nga të cilat duhet të merren me shumë vëmendje. Deklarata më e re e Nënsekretarit amerikan të Shtetit, Nicholas Burns, se "sipas nesh ekzistojnë dy opsione për Kosovën, pavarësia ose autonomia në kuadër të Serbisë dhe Malit të Zi," është kontribut serioz për të kthjelluar ujërat e optimizmit të rremë që përpiqet të krijojë idenë se tashmë puna është e kryer dhe se pavarësia do të serviret në pjatë. E treta, derisa turneu ballkanik i Ahtisarit dhe ekipit të tij është duke vazhduar, me siguri që dalin edhe dokumente dhe opsione të tjera, nga ato që janë firmosur nga përfaqësuesit e Kosovës. Kjo nënkupton nevojën që reflektimet nga Serbia dhe nga shtetet e tjera të rajonit të analizohen me gjakftohtësi dhe të nxirren përfundimet e duhura. Në një proces si ky i përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës, ku është e angazhuar e tërë bashkësia ndërkombëtare, institucionet e Kosovës kanë detyra më të mëdha se deklarimi i unitetit dhe hartimi i deklaratave politike, sipas shijes që e pëlqejnë qytetarët. Po të ishte për shijen e qytetarëve puna do të ishte e kryer më tepër. Por krijimi i besueshmërisë para partnerëve ndërkombëtarë dhe komunitetit serb, janë detyra që kërkojnë lidership të fuqishëm dhe jashtë stereotipeve provinciale, ku dukja në televizion, vetëvetiu konsiderohet sukses.
Milazim Krasniqi, Prishtinë