Ndërlidhjet

PRISHTINË


Konferenca e organizuar sot nga Fondi për të Drejtën Humanitare kushtuar për fatin e personave të zhdukur gjatë dhe pas luftes ne Kosovë, ndërpreu sot punimet për shkak të një incidenti. Publicisti Nysret Pllana, tha se në konferencë ishte i pranishëm edhe një nga personat për të cilin dyshohet se ka bërë krime mbi shqiptarët. Pas deklaratës së zoti Pllana, reagoi i dyshuari Milorad Spasiq nga fshati Sibovc, i cili mohoi akuzat ndaj tij, dhe për pasojë të gjithë familjarët serbë të personave të zhdukur, të cilët merrnin pjesë në konferencë, lëshuan sallën ku po mbahej ajo. Pas incidentit drejtoresha e fondit, Natasha Kandiq theksoi se konferencat e tilla nuk duhet të shërbejnë për akuza të ndërsjelltë të personave dhe se ato duhet të dorëzohen në gjykatë.
XS
SM
MD
LG