Ndërlidhjet

LONDËR


Hetuesit e Kombeve të Bashkuara që merrem me hetimin e vrasjes së ish kryeministrit libanez Rafik Hariri, pritet të marrin në pyetje 5 zyrtarë sirianë. Proçesi pyetsor do të mbahet këtë javë në zyrat e Kombeve të Bashkuara në Vjenë. Sipas burimeve anonime, asnjë nga te pyeturit, nuk është anëtar qeverie apo krah i afërt me presidentin Bashar al –Assad. Siria pranoi që OKB-ja të marrë në pyetje zyrtarët e saj për vrasjen e Haririt, pasi mori garancinë e zhbllokimit të disa sanksioneve të marra nga këshilli i sigurimit.
XS
SM
MD
LG