Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri Kosumi ka deklaruar se Kosova ka hyrë në proçesin e pakthyeshëm të krijimit të shtetit dhe shtoi se nëntori i sivjetshëm po shënon një epokë të re për Kosovën. Ai i ka bërë këto komente gjatë një fjalimi të mbajtur në mbrëmje me rastin e pritjes tradicionale për nder të 28 nëntorit, ditës së flamurit kombëtar shqiptar , ku merrnin pjesë zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe ata ndërkombëtarë.
"Kosova ka hyrë në periudhën më të rëndësishme të historisë së saj, në një proçes pa kthim të krijimit të shtetit të Kosovës" tha kryeministri Kosumi i cili sot vizitoi dhe memorialin e Adem Jasharit në Prekaz.
Ndërkaq dhe presidenti Rugova ka përcjelle urimin me shkrim me rastin e 28 Nëntorit.
XS
SM
MD
LG